KRONIKË

FOTO/ Aksident fatal në Neviçisht, trajleri përplaset me makinën, ndërron jetë oficeri i policisë

Një aksident me pasoja të rënda ka ndodhur në fshatin Neviçisht të Korçës.

Burimet për FaxNews bëjnë me dije se një trajler është përplasur me një makinë.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Sipas informacioneve paraprake, ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, oficeri i policisë, Ilir Duni 63 vjeç.

Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI”

Makina është përfshirë nga flakët, por zjarrfikësja ka bërë të mundur fikjen e tyre.

Policia në vendngjarje.

Njoftimi i Policisë: Korçë/Informacion paraprak

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Më datë 25.06.2023, rreth orës 14:50, në aksin rrugor Korçë-Bilisht, pranë kryqëzimit të fshatit Neviçisht, Korçë, automjeti kamion tip “Scania” me drejtues shtetasin V. Ç., është përplasur me automjetin tip “Opel”, me drejtues shtetasin I. D., 63 vjeç, banues në Korçë (punonjës policie pranë Stacionit të Policisë Kufitare Goricë, i cili po kthehej nga shërbimi) si pasojë e përplasjes, ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit tip kamion shtetasi V. Ç., është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Related Articles

Back to top button