Dy vëllezër kanë vdekur të dielën në Gjakovë, në rrethana ende të panjohura.
Rastin e ka konfirmuar drejtori Rajonal i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta.
Ai ka bërë të ditur se vdekja e tyre është konstatuar nga mjekët.
“Rasti ka ndodhur rreth orës 20:00. Policia ka marrë informatën se bëhet fjalë për dy vëllezër – njëri ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri rrugës për në spital. Vdekjen e kanë konstatuar mjekët e emergjencës në Gjakovë”, tha Graishta.
Raportohet se rasti dyshohet se ka ndodhur në fshatin Madanaj të Gjakovës.
Policia tashmë ka arritur në vendin e ngjarjes dhe po bëhen ekzaminimet e nevojshme.