Samir Mane – nënës së motrave Marku: Dëshira juaj do plotësohet nga ne, brenda Korrikut do të jeni në shtëpinë që dëshironi
Biznesmeni dhe Presidenti i grupit “Balfin” Samir Mane premtoi për motrat Gentiana dhe Ilda Marku se do t’i ofrojë një shtëpi mamasë së tyre, zonjës Lina Marku.
Pasi dëgjoi në studion e “Ka një Mesazh për Ty” në E Diela Shqiptare në Tv Klan historinë prekëse të dy motrave se si janë rritur me sakrifica nga nëna e tyre, pasi babai polic u vra brenda Komisariatit të Lezhës kur ishin ende të vogla.
Në studio erdhi edhe vetë nëna e motrave Marku, që u surprizua nga dy vajzat e saj.
Por një lajm të mirë ia dha edhe biznesmeni Samir Mane, i cili i tha zonjës Lina se dëshira e saj për të pasur një shtëpi që të mos jetojë më me qira, do të plotësohet brenda muajit Korrik.
Ardit Gjebrea: Mos iu zemëro, sepse ato kanë bërë maksimumin. Kur them maksimumin, është ai kujdesi i tyre që kanë treguar tashmë për ty dhe janë ndërruar rolet. Nëse për ty ishin dy të voglat e tua, tani për to je ti e vogla e tyre. Por nuk mbaron këtu, ato na treguan historinë dhe unë kam një shprehje që e thash dhe më përpara ‘të gjithë bashkë mundemi’. Secili bën detyrën e vetë, ti ke bërë detyrën tënde për këto dy vajza. Tashmë këto dy vajza kanë kryer detyrën e tyre duke u kujdesur për ty dhe do të vazhdojnë të kujdesen, vijnë në këtë program ne dëgjojmë, shikojmë dhe ftojmë. Sepse kjo është detyra jonë, por nuk është detyrë se ti e ke bërë detyrë, por me dashuri. Për vajzat është detyrim ndaj prindërit, por e bëjnë me dashuri. Ne këtë program kemi detyrë ta bëjmë, por e bëjmë me dashuri dhe dikush tjetër nuk e ka për detyrë, por e bën me dashuri që t’i bashkohet gjithë kësaj dashurie që ne rrezatojmë dhe shpërndajmë me njëri tjetrin. Do të vij një person tashmë i cili pasi e ka parë gjithë historinë që nga fillimi mori një vendim.
Samir Mane: E para të uroj për këto dy goca të mrekullueshme që ke rritur, e dyta gocat shprehën një dëshirë për ta plotësuar për të bërë familjen tuaj me një shtëpi ashtu siç e dëshironi dhe ku e dëshironi. Kështu që kjo dëshirë do plotësohet nga ne, nga mua brenda muajit Korrik do të jeni në shtëpinë që ju dëshironi. Kjo është një ndihmë e vogël, por jam i sigurtë që kërkesa e gocave për t’iu kënaqur ju u plotësua tashmë.
Lina Marku: Jam shumë mirënjohës ndaj teje, të uroj gjithë të mirat ty dhe familjes tënde. Ishalla ta shpërblen Zoti se ne s’mundemi.
Samir Mane: Emocionuese në shumë dimensione, e para humbja e një 29-vjeçari babai i dy gocave. E dyta humbja e një polici në detyrë për shkak të detyrës së vetë. Padyshim e kuptoj maksimalisht emocionin e vajzave.
Ardit Gjebrea: Të mendosh që 1 vjeç pa baba. Ajo që më preku ishte festimi i ditëlindjeve që ajo nuk e kuptonte. Ditëlindjet mendonte se festoheshin kur shkon në shkollë se kishte motrën më të madhe dhe nuk e dinte pse nuk festohej dot ditëlindja e saj…
Samir Mane: E gjitha ishte një gjë shumë emocionuese, kështu që unë jam i sigurtë që histori të tilla ka, të dhimbshme.
Ardit Gjebrea: Çfarë mund të bëjmë për këto dy vajza, për këtë familje? Mua më erdhi shumë mirë kur dëgjova se ministri Çuçi i ka ndihmuar me aq sa mundej.
Samir Mane: Vajzave do i gjejmë shtëpinë për mamin e tyre, atë që dëshirojnë ato.
Ardit Gjebrea: Që në fillim kur të prezantova si një shok të mirë në nevojë, kështu që nuk e kisha vetëm shok i mirë i imi. Por i të gjithë shqiptarëve se të mendosh 5,000 familje që janë të punësuara dhe marrin të ardhura, ndërkohë që foli për papunësi. Të gjithë bashkë, është një #hashtag që unë mendoj që e kam thënë në fillim ‘të gjithë bashkë mundemi’. Secili në atë gjënë e vetë, ministri me punësimin, ne me programin, pastaj vini ju me fondacionet që keni i krijoni një komoditet dhe jo pa qëllim unë ju ftova për këtë rast. Mbi të gjitha nëse e vutë re këto dy vajza kishin shumë dinjitet, ishin vajza dinjitoze. Ka familje në nevojë që fillojnë e qajnë atë hallin e tyre, ndërkohë që ato treguan pamundësinë e tyre ekonomike, pasigurinë për të paguar qeranë e mamasë së tyre. Dinjiteti i tyre ishte mbreslënës.
Samir Mane: Sado pak të ndihmojmë edhe në këtë rast ose edhe me raste të tjera që ne e bëjmë në mënyrë të përditshme tashmë, mundohemi t’iu gjendemi njerëzve në nevojë duke plotësuar dëshirat e tyre duke ndimuar ato me aq sa mundemi.
Ardit Gjebrea: Në fakt ta mendosh që një grua e vetme të vendos të mbyll jetën e saj, ju ka shkolluar, ju ka çuar në shkolla të larta. Jeni bërë dy vajza gjithë personalitet. Çfarë ju ka munguar nga pjesa e babait?
Gentiana Marku: Normal pjesa e dashurisë, jemi rritur pa dashurinë e babit. Pjesa e mbështetjes që ke, siguria që tani unë e kuptoj, para disa vitesh nuk e kuptoja sepse sa më shumë përballesh me gjëra të reja në jetë. Në shkollë, kur prezantohesh me dikë, e ke një mungesë në momentin që prezantohesh se kush je. Falë mamit jemi rritur me një dashuri shumë të madhe për xhaxhain, hallat, dajat, por kaq kanë qenë mundësitë nuk ka pasur dikush më shumë mundësi që të na plotësojë ne disa kushte minimale. Që mund të them i meritojmë edhe për shkak të statusit që çfarë familje ne jemi, sepse jemi familje dëshmori. Babi është shpallur dëshmor që në momentin që është vrarë në komisariatin e Lezhës.
Ardit Gjebrea: Por më pas gjatë këtyre viteve ka patur një kujdes?
Gentiana Marku: Janë plot 25 vite që në momentin që ka vdekur babi. Dhe 25 vite që i mban mend mami, mund të them 15 vite të sigurta që i mbaj mend unë që ka ndërruar çdo lloj partie që është tani në pushtet dhe nuk kemi marrë përkrahjen minimale. Do thoja për pjesën e banesës, sepse ne aktualisht jetojmë në shtëpi me qera. Është shumë e vështirë për një grua, sepse ne jemi familje vajzash. Vetëm mami ka punuar, ne tani kemi filluar të dalim në jetë. Nuk është se kemi pasur mundësinë për ta ndihmuar sadopak që të paktën të kemi një strehim. I ka munguar gjithmonë ajo pjesa e sigurisë që çfarëdo që të ndodhi, të paktën strehën e kemi të sigurtë.
Ardit Gjebrea: Është ajo në fakt, burri është shtylla e shtëpisë dhe është ai që mendon për gjithçka duke filluar që nga çatia, siç thuhet në shprehjen popullore, ajo strehëza ku futet familja për ta krijuar. Dhe në momentin që mungon shtylla e shtëpisë, gjithë shtëpia bie. Për më tepër kur ke të gjitha ato sakrifica dhe pamundësi që t’ju krijosh vajzave atë që do donte mami dhe babi. E kuptoj dhe vështirësinë dhe vuajtjen e mamit për këtë shtëpi të munguar për ju.
Gentiana Marku: Ka qenë një sakrificë më vete sepse na është dashur disa herë të ndërrojmë shtëpi me qera, sepse nuk përshtateshim se mbaronte kontrata.
Ardit Gjebrea: Po një kredi?
Gentiana Marku: Në fakt na është ofruar një kredi e butë nga shteti, por është një kredi minimaliste.
Ardit Gjebrea: Nuk mjafton?
Gentiana Marku: Nuk mjafton që ne të blejmë një shtëpi. Dua të theksoj diçka se para 1 muaji ngaqë fola për pjesën e pushtetarëve që kanë pasur mundësi, kanë detyrimin ndaj nesh sepse babi im e ka dhënë jetën për këtë vend. Minimumi të vlerësohet jeta e tij. Para 1 muaji disa familje të policëve të vrarë, një ndër to isha edhe unë me mamin jemi takuar tek Kryeministria, me zv/Kryeministren, ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi, që për hir të vërtetës nuk e di, nuk e kam besuar që mund të ketë njerëz që me vërtetë të ndihmojnë. Sepse ne ishim mësuar me premtime boshe, mënyra sesi ai na u përgjigj, se si i mori me aq seriozitet e na dha zgjidhje. Është i vetmi person, pushtetar, që ne na ka dhënë një zgjidhje. Unë i jam shumë falenderuese sepse është i vetmi që ka bërë diçka për familjet e dëshmorëve.
Ardit Gjebrea: Për ju konkretisht çfarë bëri?
Gentiana Marku: Për mua konkretisht më ofroi mundësi punësimi, do vazhdoj të hënën tek OSHEE, ndërsa për mamin i ofroi pjesën e pensionit që do merret ligjërisht. Sinqerisht dua ta falenderoj jashtëzakonisht, është një njeri i mrekullueshëm.