BOTAVIDEO

Video/ Zjarri apokaliptik përfshin të gjithë fadasën e qiellgërvishtësit 150m të lartë në Emiratet e Bashkuara (fotot)

Copa të mëdha prushi binin mbrëmë nga qielli në një qytet të Emirateve të Bashkuara Arabe, kur një zjarr i tmerrshëm përfshirë një ndërtesë gjgante apartamentesh.

Pamje që dukeshin se vinin nga një apokalips, tregonin flakët e pafundme që përfshinin kullën 2 më shumë se 150 metra të lartë, në qytetin e Ajman duke ndezur qiellin e natës e duke tmerruar rezidentët.

Reklama në FieriWeb - “”

Zhurmat e djegies dëgjohen në video ndërsa copa inertesh në flakë binin nga lartësitë në rrugën poshtë ndërtesës.

Turma të rezidentëve të evakuar dhe qytetarë të tjerë shihet që grumbullohen poshtë ndërtesës të habitur nga ajo që po ndodh.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Policia e Emirateve tha se pas disa orësh zjarri ishte vënë nën kontroll dhe shuar, pa plagosje të raportuara.

Ndërsa rezidentët e kompleksit raportohej se ishin detyruar të braktisnin shtëpitë e tyre dhe dërguar në hotele me autobusë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Kreu i policisë Abdullah Saif Al Matrooshi, tha se autoritetet kishin siguruar vendin, por nuk dha detaje mbi shkaqet e zjarrit shkatërrimtar.

Ngjarjet e rënda kanë të bëjnë me veshjen e jashtë të djegshme të ndërtesave të larta, që është parë të shkaktojë tragjedi dhe në kontinente të tjera.

Reklama në FieriWeb

Kulla në fjalë ‘Ajman One Tower 2’ besohet se është e treta më e lartë në qytetin e Ajman.

Mijëra incidente zjarresh raportohen në Emiratet e Bashkuara dhe kanë ardhur në rritje prej vitit 2021 raporton rrjeti vendas ‘National News’.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Back to top button