KRONIKËVIDEO

I vendosin shqelmin në fyt se e preku policin me skuter, policia: Po lëvizte në sens të kundërt (VIDEO)

Në lidhje me një video të publikuar në portalin JOQ, në të cilën shfaqet një punonjës Policie duke prangosur një shtetas, ju sqarojmë se:

Punonjësi i Policisë që shfaqet në video, gjatë kohës që ishte i planizuar me shërbim te nënkalimi i pallatit me shigjeta, është goditur me monopatinë elektrike nga një shtetas që qarkullonte në sens të kundërt me lëvizjen, i cili më pas ka ofenduar dhe kundërshtuar me forcë punonjësin e Policisë.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Ndodhur në këto kushte, punonjësi i Policisë, së bashku me ndihmën e kolegut ka prangosur shtetasin A. P., 26 vjeç, dhe e ka shoqëruar atë në komisariat.

Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI”

Në vijim të veprimeve u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Back to top button