Falja e Kurban Bajramit për herë të parë në qendrën e Qytetit të Fierit
Mengjesin e kesaj te merkure eshte falur namazi i Kurban Bajramit ne mbare vendin. Qytetare te shumte te besimit islam i jane drejtuar xhamive per te falur bajramin , dite e cila njihet edhe si dita e Kurbanit dhe qe shpreh heroizmin dhe sakrificen.
Qe ne oret e para te mengjesit qindra myslimane ne Fier, kane falur namazin ne sheshin qendror te qytetit , per here te pare kete vit, ndryshe nga vitet e meparshme qe faleshin ne sheshin para xhamise se qytetit, ndersa kreret myslimane te myftinise kane percjelle mesazhet per paqe dhe harmoni mes njerezve.
Ceremonise se faljes i parapriu me fjalen e tij myftiu i Fierit, Mikel Hazizolli duke percjelle mesazhin per me shume paqe dhe respekt ndaj njeri- tjetrit ndersa theksoi domosdoshmerine e forcimit te lidhjeve farefisnore dhe ndarjen e kurbanit me nevojtaret.
Festa e Kurban Bajramit eshte nje ngjarje e shenuar ne fene islame qe i afron besimtaret me prane Allahut dhe qe rrit paqen e silidaritetin.