Një 37-vjeçar nga Fieri është kapur ‘mat’ duke vaditur kanabis, të cilin e kishte mbjellë në në vreshtin me rrush.
Sipas policisë, Ervis Trifoni, në fshatin Sheq-Marinas në tokën e tij të mbjellë me hardhi rrushi, duke vaditur bimët narkotike cannabis sativa, 30 bimët.
Njoftim i Policise Fier:
Kapet në flagrancë duke vaditur bimët narkotike kanabis, të kultivuara në vreshtin me rrush, vihet në pranga autori.
Asgjësohen nëpërmjet djegies 30 bimë narkotike cannabis sativa.
Në vijim të kontrolleve antikanabis, në të gjithë territorin e qarkut Fier, në fshatin Sheq-Marinas, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, bazuar edhe në inteligjencën informative se një shtetas kultivonte kanabis, kanë gjetur shtetasin E. T., në tokën e tij të mbjellë me hardhi rrushi, duke vaditur bimët narkotike cannabis sativa.
30 bimët e dyshuara narkotike cannabis sativa u asgjësuan nëpërmjet djegies.
Në përfundim të vprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. T., 37 vjeç, banues në Sheq-Marinas, Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.