AKTUALITETFIERI YNË TV

Rreziku i zvarranikëve dhe insekteve, shtohen rastet në spitalin rajonal të Fierit, mjeku: Janë bërë më helmues


Stina e verës ka sjellë përveç temperaturave të larta edhe rastet nga pickimet e zvarranikëve dhe insekteve. Vetëm gjatë javës së fundit në spitalin Rajonal në Fier janë paraqitur 10 raste, 4 persona janë pickuar nga merimanga e zezë dhe 6 prej zvarranikëve (gjarpër dhe nepërka).

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Sipas mjekut toksikolog  Lulëzim Banushaj, në spitalin Rajonal Fier, rastet në fjalë kanë ardhur nga zonat e Cakranit, Mallakastra, Roskovecit ku fermerët në këtë periudhë janë të ekspozuar për shkak të punëve në bujqësi. Sipas bluzave të bardha të gjithë personat e pickuar nga merimanga dhe zvarranikët i kanë shpëtuar rrezikut nga vdekja.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Mjeku toksikolog ka shpjeguar se në këtë periudhë helmi i zvarranikëve dhe insekteve është shumë i koncentruar dhe viktimat e tyre janë të rrezikuar.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Banushaj: Fatkeqësisht janë shtuar rastet me pickime nga insekte të ndryshme, duke filluar nga merimangat, akrepat dhe helmimet nga gjarpërinjtë. Kemi pasur raste që kanë rrezikuar dhe jetën e të sëmurit. Deri tani ka pasur 10 raste, më tepër kanë dominuar zvarranikët.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Kanë qenë në gjendje të rëndë. Duhet marrë masat mbrojtëse, përdorimi i çizmeve, doreza, nuk duhen anashkaluar. Janë shtuar rastet, për shkak të mungesës së pesticideve, insektet dhe zvarranikët janë bërë më helmues. Zonat më të rrezikshme, janë ato kodrinoret.

Mjeku toksikolog ka drejtuar këshilla për të gjithë fermerët për të pasur kujdes në punët në bujqësi pasi kjo periudhë me ngrohjen e temperaturave shënon edhe sulmet e zvarranikeve dhe insekteve.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button