AKTUALITET

Si skenar filmi/ Regjistroi vajzën ‘inekziste’ dhe e shpalli të vdekur pas 21 vitesh, pranga 57-vjeçarit në Kukës


Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Kukësit. Një 57-vjeçar ka falsifikuar dokumentet për të regjistruar si vajzën e tij, identitetin e një fëmijë të mitur që nuk ekzistonte 21 vite më parë, më pas falsifikoi sërish dokumenta në 2021, për ta shpallur të vdekur këtë fëmijë.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Sipas veprimeve hetimore, rezulton se 57-vjeçari e ka bërë këtë veprim për të përfituar pension më të lartë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Për këtë ngjarje janë proceduar penalisht për dyshime të shpërdorimit të detyrës, një mjek dhe administratori i një agjencie funerale.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Njoftimi i policisë:

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Kukës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Regjistri”.

Operacioni, rezultat i një hetimi disamujor me metoda speciale, të iniciuar nga Policia e Kukësit, për goditjen e veprimtarisë kriminale të falsifikimit të dokumenteve, me qëllim përfitimin.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Falsifikoi 21 vjet më parë dokumente për të regjistruar si vajzën e tij, identitetin e një fëmije të mitur që nuk ekzistonte, si dhe falsifikoi sërish dokumente në vitin 2021, për ta shpallur të vdekur këtë fëmijë, vihet në pranga 57-vjeçari.

Nga veprimet hetimore rezulton se 57-vjeçari e ka kryer këtë veprimtari kriminale, për të përfituar pension më të lartë, bazuar në ligjin e kohës.

Procedohen penalisht për dyshime për shpërdorim të detyrës, një mjek dhe administratori i një agjencie funerale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar të DVP Kukës kanë siguruar informacione për një rast të falsifikimit të dokumenteve, me qëllim përfitimin, dhe mbi këtë bazë kanë iniciuar një procedim penal në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për dokumentimin e plotë të këtij rasti, si dhe për arrestimin e shtetasve përgjegjës.

Si rezultat i hetimeve disamujore, me metoda proaktive, të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Kukësit, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Regjistri”, si rezultat i të cilit:

-u arrestua shtetasi , 57 vjeç, banues në Kukës, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i vulave i stampave dhe i formularëve”;

-u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për një mjek, dh administrator i një agjencie funerale.

Nga provat e siguruara dyshohet se për të përfituar pension më të lartë bazuar në ligjin e kohës, shtetasi  ka falsifikuar dokumente, 21 vjet më parë, dhe ka regjistruar brenda trungut të tij familjar (si të bijën), identitetin e një shtetaseje të mitur e cila nuk ekzistonte. Gjithashtu, në vitin 2021, 57-vjeçari ka falsifikuar skedën për vdekjen e kësaj shtetaseje, me qëllim çregjistrimin nga regjistri i Gjendjes Civile.

Për mjekun dhe administratorin vijojnë hetimet, me qëllim provimin nësë këta shtetas kanë qenë apo jo të implikuar në nxjerrjen e dokumenteve false që ka përdorur 57-vjeçari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.r.t


Related Articles

Back to top button