AKTUALITET

E pazakontë në burgun e Fierit, të dënuarit art në mur (Video)


Angazhimi i të dënuarve në aktivitet krijues e ka kthyer burgun e Fierit në ekspozite arti. Të burgosurit që vuajnë dënimin atje kanë realizuar një sërë pikturash murale. Autori, një piktor i dënuar për kultivim narkotikësh tregon për Report Tv një pjesë të punës për realizimin e tyre

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”


Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Angazhimi i të dënuarve në aktivitet krijues e ka kthyer burgun e Fierit në ekspozite arti. Të burgosurit që vuajnë dënimin atje kanë realizuar një sërë pikturash murale. Autori, një piktor i dënuar për kultivim narkotikësh tregon për Report Tv një pjesë të punës për realizimin e tyre

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Ai ka vendosur që ditët e qëndrimit në burg ti kalojë ndryshe duke krijuar piktura murale ku paraqet Kalanë e Gjirokastrës, atë e Krujës, apo Apolloninë antike, të cilat shfaqen jo më larg se 40 metra sapo hapet porta kryesore e Institucionit.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Teksa e gjejmë duke punuar mbi një tjetër pikturë në muret e burgut ku po vuan dënimin, atë të shtëpisë ku u mbajt Kongresi i Lushnjes, ai tregon se këto vepra kanë një domethënie të madhe për të.

“Jam i dënuar në burgun e fierit për trafikim narkotikësh, punoj ndonjë pikturë, nga historia, I kam bërë vet sepse kam mbaruar edhe shkollën për pikturë. Është më mirë të merresh me dicka, kalon më mirë koha, por ke edhe lehtësira… Në burg bien ministra por edhe piktorë, (qesh)tani po bëj shtëpinë e kongresit të Lushnjës…-thotë Shollo.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Pikturat e Edvin Shollos, nuk janë të vetmet në muret e Burgut të Fierit. një park i gjelbëruar, një rrugicë e pastër dhe me lulishte dhe fasadat me piktura murale, janë kthyer nga të dënuarit në një ekspozitë arti.

Të punuara ndër vite, janë edhe portretet e figurave historike, ai i Skënderbeut, Nënë Terezës apo Ismail Qemalit.

Angazhimi me punë në burg u krijon të dënuarve mundësi për të kërkuar uljen e dënimit por pasqyrohet si sjellje e mirë dhe rehabilitim në dosjen që mban stafi për secilin prej tyre.

Related Articles

Back to top button