Uncategorized
Vetëm dy ditë pas rihapjes, bie sërish zjarr në lokalin e Noizyt
Vetëm disa ditë pas rihapjes, pas dëmeve nga zjarri i disa javëve më parë, në lokalin e Noizyt në Currila ka rënë sërish zjarr.
Kjo është hera e dytë brenda muajit që lokali i reperit përfshihet nga flakët.
Mësohet se djegia kësaj here ka qenë e qëllimshme dhe është bërë menjëherë pas hapjes zyrtare.
Zjarri ka rënë rreth orëve të para të mëngjesit të sotëm dhe është dashur ndërhyrja e zjarrëfikseve për shuarjen e flakëve.
Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar nga flakët, por vetëm dëme materiale.
Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar nga policia për këtë ngjarje.