KRONIKË

LAJM I FUNDIT/ Çfarë po ndodh në kampin Ashfrat? Policia rikthehet në Manzë, shtohen masat e sigurisë

Policia ka shkuar sërish për kontroll në kampin e Muxhahedinëve. Dy furgona policie janë vendosur në hyrje të kampit Arshaf 3, ku bëjnë kontrolle të automjeteve që hyjnë e dalin nga kampi.

Policia është e rezervuar për dhënien e detajeve për këtë çështje, por sipas informacioneve kontrollet janë duke u kryer në kuadër të hetimeve që SPAK ka regjistruar ndaj disa prej banorëve të kampit.

Reklama në FieriWeb - “”

Kontrollet në kampin janë në kuadër të luftës kundër sulmeve kibernetike dhe terrorizmit, pasi ka dyshimet se brenda këtij kampi ka persona që ushtrojnë aktivitet të paligjshëm

FieriWeb ka siguruar pamje nga aksioni i policisë mëngjesin e sotëm në Manzë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ky kontroll i dytë i policisë, vjen vetëm një javë pas tensioneve që u shënuan në këtë kamp, ku përfaqësues të MEK akuzonin efektivët e policisë për dhunë.

Si rezultat i këtij operacioni janë sekuestruar kompjutera dhe pajisje të tjera elektronike.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Ndërkaq kujtojmë se kontrollet në kampin janë në kuadër të luftës kundër sulmeve kibernetike dhe terrorizmit, pasi ka dyshimet se brenda këtij kampi ka persona që ushtrojnë aktivitet të paligjshëm.

Reklama në FieriWeb

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Back to top button