Pushime pa shpenzuar fare? Ky është plazhi në Shqipëri ku çadra kushton vetëm 300 lekë
Plazhi i Semanit gjendur rreth 18 km në perëndim të Fierit me një gjatësi 7 km, kjo hapësirë bregdetare me rërë të imet e pasur me jod, e ujë të pastër preferohet shumë nga pushuesit, për të kaluar një fundjavë familjare.
Megjithëse në jug të vendit çadra kushton nga 20-50 euro, besojeni ose jo që plazhi i Semanit nuk do t’iu zhgënjejë pasi këtu çadra kushton vetëm 300 lekë të reja. Sakaq gatimet tradicionale të zonës, çmimet e përballueshme dhe rregullimi i infrastrukturës rrugore e bëjnë këtë plazh të joshet edhe më shumë nga pushuesit.
“Këtu çadrat janë nga 300 lekë nuk i gjen në asnjë vend tjetër. Semani i bën zili çdo vendi tjetër. Vijmë nga Fieri, na pëlqen të kalojmë disa orë këtu, është mire për fëmijët se plazhi është i cekët dhe është lirë”– shprehen pushuesit.