KRONIKË

Aksioni blic në Elbasan, Policia jep detajet: 52 persona të arrestuar, drogë dhe mocione të sekuestruara


Policia e Elbasanit ka dalë në një konferencë për mediat për të dhënë detaje rreth operacionit anti-drogë.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Prokuroria ka lëshuar 52 urdhër-arreste, ku 45 prej tyre janë ekzekutuar. Sakaq 7 persona të tjerë janë shpallur në kërkim.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Mesohet se hetimet per keta shtetas kanë nisur prej 3 muajsh teksa 490 policë që janë përfshirë në këtë operacion që u shtri në Elbasan, Cerrik, Librazhd, e Peqin.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Këta persona merreshin me kultivimin dhe me shitjen e lëndës narkotike.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Drejtori i Policisë së Elbasanit Ilir Proda bëri me dije se gjatë kontrolleve janë sekuestruar 1 kg e 311 gram kokainë, 86 gram heroinë, 1 kg kanabis, një armë zjarri, sasi municioni luftarak si një shumë monetare 51 mln lekë, 15 mijë euro dhe një sasi frangash zviceriane.

“Për një periudhë hetimore strukturat hetimore kanë analizuar detajet e mbledhura nga inteligjenca për një shtrirje kohore prej disa vitesh. Janë administruar në vazhdimësi incidiet dhe provat e reja që siguroheshin.  U bë e mundur dokumenti i përfshirjes në aktivitet kriminal të 52 personave për trafik dhe shitje të lëndëve narkotike. Drejtuesi i prokurorisë Elbasan ka nxjerrë 52 urdhra ndalimi që janë ekzekutuar mëngjesin e sotëm.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Gjatë operacionit të sotëm  në disa qytete u angazhuan 490 punonjës policie, u kontrolluan 52 banesa, 18 lokale. Janë ndaluar 45 shtetas dhe 7 të tjerë janë shpallur në kërkim. Gjatë kontrolleve policia ka gjetur 1 kg e 311 gram kokainë, 86 gram heroinë, 1 kg kanabis, mijëra doza kokainë, heroinë, kanabis të sekuestruara gjatë hetimit, një armë zjarri, sasi municioni luftarak si një shumë monetare 51 mln lekë, 15 mijë euro dhe një sasi frangash zviceriane. Janë proceduar 29 shtetas të tjerë. Këta shtetas ushtronin veprimtari kriminale në shitjen dhe prodhimin  el ëndëve narkotike.

Ata kishin ndarë zonat e influencës ku ushtronin aktivitetin kriminal, 11 prej tyre kanë qenë të dënuar në fushën e lëndëve narkotike, 15 të tjerë për vepra të tjera penale. 10 shtetas janë pjesë e grupeve kriminale. Është goditur plotësisht një grup kriminal dhe janë goditur pjesërisht tre grupe të tjera kriminale”, deklaroi policia.

Related Articles

Back to top button