Kthehen nga emigrimi, tre të rinjtë nga Cakrani i përkushtohen bletërritjes (Video)
Tre të rinj nga Cakrani I Fierit kanë zgjedhur profesionin e bletërritësit. Ata janë Gert Mehmetaj. Marjo Hazizaj dhe Artur Skenderaj. Cdo ditë, në këtë muaj të nxehtë vere, ju shërbejnë bletëve, të cilat sipas tyre ju sjellin kënaqësi dhe të ardhura ekonomike. Madje më I vogliu prej tyre- Marjo Hazizaj, 23 vjeç tregon se është kthyer nga emigracioni dhe ka zgjedhur të punoj në këtë profesion të bukur. Ai pohon se ka disa vite që merret me bletët, Sipas tij fillimisht ka nisur këtë punë me pesë koshere dhe tashmë ato janë shtuar. Marjo iu bën apel dhe bashkëmoshatarëve që të punojnë në vendin e tyre dhe pse jo të tregojnë vëmendje edhe ndaj bletës
Artur Skënderaj sapo ka nisur të punoj me bletët Dhe ai pretendon të mbarështoj numrin e krerëve në koshere. Ndërsa I bën apel institucioneve që të kthejnë vëmendjen e plotë ndaj bletërritëse dhe shqetësimeve që ata kanë. Problem për atë është sperkatja me pesticide e cila ka dëmtuar bletët. Kjo pasi bletërritësit nuk njoftohen nga ana e Institucioneve dhe fermerëve lidhur me dezinfektimet dhe si pasoj bletët pësojnë dëmtime të konsiderueshme
Gert Mehmetaj është profesionist në bletërritje. Që prej moshës 9 vjecare dhe deri më sot ai punon vetëm pranë bletëve, Ai rrëfen dicka nga vjelja e qumështit të bletës , produkt aq I kërkuar nga qytetarët
Të tre këta të djeme kanë sfiduar mentalitetin se të rinjtë shqiptarë nuk duan të punojnë në vendlindjen e tyre.