KRONIKË
LAJM I FUNDIT/ Pas disa ditësh e humbur, gjendet nga Policia e Fierit 37-vjeçarja nga fshati Peshtan.
Policia e Fierit ka bere te mundur lokalizimin dhe gjetjen e 37 vjeçares e humbur prej te shtunes.
Njoftim i Policisë Fier:
Në vijim të informacionit të dhënë më datë 26.06.2023, për largimin nga banesa të shtetases S. H., 37 vjeçe, ju informojmë se shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier bënë të mundur gjetjen e kësaj shtetaseje. 37-vjeçarja është në gjendje të mirë shëndetësore.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.