SPAK zgjeron hetimet për Alma Kaçin, kalohet në ‘sitë’ telefoni i saj: Mbaj 20 qen në shtëpi, nuk kam bashkëpunuar me njeri…
SPAK zgjeron hetimet lidhur me videoskandalin e regjistruar në zyrën e ish kryebashkiakut Safet Gjici. Burime pranë SPAK bënë me dije se po kryen hetime për identifikimin e personave të tjerë, që mund të kenë bashkëpunuar me Alma Kaçin, me qëllim shantazhimin Gjicit.
SPAK po verifikon telefonin e Alma Kaçit, për të parë personat që ka komunikuar. Ndërsa në ditët në vijim pritet që asaj ti merren deklarimet, pasi burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se 40-vjeçares nuk i janë marrë deklarimet pas arrestimit.
Në dëshminë përballë gjykatës së posaçme, ajo pretendoi se kishte një projekt për sterilizimin e qenëve të rrugve pasi në banesë mban 20 të tillë dhe tha se nuk ka bashkëpunuar me asnjë person për të realizuar videon.
Por SPAK, nuk është bindur nga thëniet e saj e pritet që ta rimarrë sërish në pyetje. Hetimet për Safet Gjicin nisën menjëherë pas publikimit në rrjetet sociale të një video me përmbajtje erotike, ku ish-kryebashkiaku kryente marrëdhënie intime me shtetasen Alma Kaçi.
Pas aktit seksual, ata diskutojnë në zyrë për një projekt që do të financohej nga Bashkia për izolimin e qenve endacakë në Kukës.
Menjëherë më pas, Gjici thërret në zyrë një nga vartësinë e tij që të merret me dokumentacionin që do dorëzojë Alma Kaçi. Të gjitha këto veprime të kryera në harkun kohor të pak minutave, sipas SPAK kanë ngritur dyshimet se ish-kryebashkiaku dhe gruaja në video kanë konsumuar veprën penale të korrupsionit. Ndërkohë Prokuroria e Posaçme ka marrë të gjithë pajisjen që është bërë regjistrimi.