BOTA

Në gjurmët e Dianës! Princi Harry po përgatit një dokumentar të ri për Netflix në Afrikë pa Meghan


Princi Harry po bën plane të kthehet në Afrikë i vetëm për një dokumentar të ri të Netflix.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Pavarësisht pyetjeve mbi të ardhmen e marrëveshjes 100 milionë dollarëshe të Dukës dhe Dukeshës së Sussex me Netflix, rebeli mbretëror po planifikon një dokumentar të ri, thonë burime pranë çiftit.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Harry dhe Meghan kanë qenë nën presion kohët e fundit për të gjetur përmbajtjen e duhur për Netflix për t’i bërë ata përsëri të njohur në platformë, pasi marrëveshja e tyre me Spotify u prish.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Nëse Harry përfundimisht do ta bëjë këtë dokumentar të veçantë në Afrikë, krahasimet do të bëhen në mënyrë të pashmangshme me nënën e tij të ndjerë, Princeshën Diana, e cila udhëtoi në Afrikë për të bërë fushatë kundër minave tokësore pak para vdekjes së saj.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Që nga largimi nga jeta mbretërore, Harry dhe Meghan janë fokusuar në fitimin e parave përmes sipërmarrjeve mediatike, duke përfshirë podcast-in e tyre, autobiografinë e Princit 38-vjeçar dhe një marrëveshje me Netflix për të prodhuar përmbajtje ‘streaming’, duke përfshirë një dokumentar për marrëdhëniet e tyre me familjen mbretërore të Britanisë./

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button