MOTITË NDRYSHME

Vranësira dhe reshje shiu, ja si pritet të ndryshojë moti sot


Kushtet e paqëndrueshme atmosferike do të dominojnë paraditen në vendin tonë, duke sjellë mbizotërim të vranësirave dhe shirave në një pjesë të mirë të territorit. Më të dendura shirat paraqiten në zonat malore dhe pjesërisht zonat e ulëta por momente me pika shiu do të ketë edhe në vijën bregdetare. Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të sjellin përmirësim të theksuar të kushteve atmosferike në të gjithë vendin e vëndit.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 30°C. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det shpejtësi 38 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 – 3 ballë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Kosova

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Paraditja do të nisë, me vranësira dhe rrebeshe shiu në të gjithë territorin e Kosovës, më të dendura shirat paraqiten në Veri dhe Veriperëndim të Kosovës. Por pas mesditës dhe në vijim do të ketë përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike duke ri-sjellë motin e kthjellët dhe temperaturat e larta në të gjithë Kosovën.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Maqedonia e Veriut

Republika e MV do të jetë në ndikimin e motit të paqëndrueshëm ku vranësirat dhe shirat do të jënë dominante përgjatë orëvë të paradites Ku në shumë zona shirat do të jenë në formë shtërngate. Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmja të sjellin përmirësim të kushteve atmosferike në të gjithë MV duke bërë që kthjellimet të jenë dominante. E njëjta situatë e qëndrueshme meteorologjike do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”


Related Articles

Back to top button