KRONIKË

Muzikë e lartë në klubet e natës! E pësojnë keq 10 pronarë, menaxherë e muzikantë në vend


Policia e Shtetit ka proceduar penalisht 10 persona, mes tyre pronarë, menaxherë dhe muzikantë pasi prishën qetësinë publike dhe shqetësuan banorët dhe pushuesit duke vendosur muzikë të lartë në lokalet e tyre.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Sakaq u kontaktuan në paligjshmëri 6 subjekte, 3 në Dhërmi dhe në Vlorë në të cilën ishte vendosur muzikë në tejkalim të orarit të përcaktuar, në cenim të ligjit për zhurmat.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Policia e Shtetit

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Intensifikohen kontrollet përgjatë fundjavës, për të parandaluar ndotjen akustike, si dhe për të verifikuar zbatimin e ligjit mbi orarin dhe nivelin e muzikës.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Kontrollet u monitoruan nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe ishin të befasishme ose në bazë të shqetësimeve që kanë adresuar qytetarët dhe pushuesit në numrat e kontaktit të Policisë.

-Gjatë kontrolleve në të gjithë vendin, u konstatuan në paligjshmëri, 6 subjekte (3 në Dhërmi dhe në Vlorë, si dhe nga 1 subjekt në Durrës, Elbasan dhe Tiranë).

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

-Për këto raste janë proceduar penalisht 10 shtetas (pronarë, menaxherë dhe muzikantë) që prishën qetësinë publike dhe shqetësuan banorët dhe pushuesit, pasi kishin vënë muzikë të lartë në lokalet e tyre.

-Për të gjitha rastet Policia ka sekuestuar pajisjet që gjeneronin muzikën.

Shërbimet e Policisë së Shtetit, në zbatim të planit të posaçëm të masave, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë gjatë fundjavës, me fokus kryesor parandalimin e ndotjes akustike, si dhe në zbatim të detyrave të lëna nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, gjatë mbledhjes me drejtuesit qendrorë dhe vendorë të Policisë, kanë intensifikuar kontrollet në të gjitha subjektet që organizojnë aktivitete me muzikë.

-Në Vlorë, Livadh dhe në Dhërmi, janë konstatuar 3 subjekte ku ishte vënë muzikë në tejkalim të orarit dhe nivelit të përcaktuar. Për këto raste janë referuar materalet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për 7 shtetas, konkretisht I. D., S. H., P. P., E. M., D. H., I. M. dhe E. P. (pronarë, menaxherë dhe muzikantë në këto lokale). Gjithashtu janë sekuestruar pajisjet që gjeneronin muzikën në këto lokale.

-Në Durrës u konstatua një subjekt në cenim të ligjit për zhurmat, rast për të cilin janë referuar materalet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për pronarin e këtij lokali, shtetasin E. A., 50 vjeç. Pajisjet që gjeneronin muzikën në këtë lokal janë sekuestruar nga Policia.

-Në Tiranë, në unazë të re, u konstatua një subjekt në cenim të ligjit për zhurmat, rast për të cilin janë referuar materalet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për menaxherin e këtij lokali, shtetasin L. K., 36 vjeç. Në vijim, pajisjet që gjeneronin muzikën në këtë lokal, janë sekuestruar nga Policia.

-Në Elbasan, në rrugën “Aqif Pasha“, u konstatua një subjekt në cenim të ligjit për zhurmat, rast për të cilin janë referuar materalet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për pronarin e këtij lokali, shtetasin E. S., 40 vjeç. Ky shtetas gjithashtu kundërshtoi punonjësit e Policisë, gjatë kryerjes së veprimeve procedurale për ndërprerjen e muzikës. Pajisjet që gjeneronin muzikën në këtë lokal janë sekuestruar nga Policia.

Policia e Shtetit apelon edhe një herë për të gjithë administratorët dhe pronarët e lokaleve dhe hoteleve, që të zbatojnë me rigorozitet ligjin dhe rregullat në lidhje me ndotjen akustike, pasi në rast të konstatimit të ndotjes akustike, shërbimet e Policisë do të sekuestrojnë pajisjet që gjenerojnë muzikë dhe do të procedojnë sipas ligjit, shtetasit përgjegjës.

Related Articles

Back to top button