Megaoperacioni anti-drogë në Elbasan/ Jepen masat e sigurisë për 45 të arrestuarit
Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për 35 persona në kuadër të megaoperacionit anti-drogë të koduar “Rrjeti”, ditë më parë.
Gazetarja e ABC News, Edisona Skënderi raporton se 3 persona do të qëndrojnë në “arrest shtëpie, teksa është caktuar “detyrim paraqitje” për 7 të tjerë.
Ndërkaq, 7 persona janë shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tyre, ndërkohë prokurori i çështjes konfirmon se operacioni vazhdon ende pasi nga dëshmitë e të arrestuarve janë zbardhur edhe emra të tjerë të dyshuar si të përfshirë në këtë aktivitet.
Si rezultat i operacionit në banesa dhe lokale u gjetën dhe u sekuestruan drogë të llojeve të ndryshme, një automatik dhe municion luftarak, 51 milion lekë, 15 mijë euro dhe disa franga zvicerane./abc