Tentoi të vrasë burrin shqiptar me helm miu, arrestohet 46-vjeçarja italiane
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një 46-vjeçare është arrestuar pasi ka tentuar të vrasë disa herë me helm miu burrin shqiptar.
Dyshimet e mjekëve lindën kur duke filluar nga korriku i vitit 2022, shqiptari, 54 vjeç, u shtrua disa herë në spital, duke shfaqur në të gjitha rastet simptoma të përputhshme me helmimin nga miu.
Sipas mediave italiane, konfirmimi erdhi më pas me ekzaminimet klinike dhe analizat e kryera nga instituti i mjekësisë ligjore të Universitetit të Padovës, të cilat konstatuan pozitivitetin e gjakut të burrit ndaj përbërësve aktivë të Bromadiolone dhe Coumatetralyl, elementë kimikë që përmbahen në helmet e minjve.
Më pas, mjekët e kuptuan se 54-vjeçari kishte marrë doza të substancave vdekjeprurëse sa herë që shkonte në spital.
Gjatë kontrollit të shtëpisë, policia gjeti dhe konfiskoi një shiringë me një substancë të panjohur të kuqërremtë në një sirtar të dollapit të dhomës së gjumit. 46-vjeçarja aktualisht ndodhet në arrest shtëpie në shtëpinë e nënës së saj.