AKTUALITET

Sot Bill Clinton viziton Tiranën, pritja e Ramës me qytetarët do të jetë në Bulevard


Presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Clinton do të vizitojë për herë të parë Shqipërinë sot dhe nesër.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Clinton dhe delegacioni që e shoqëron do të mbërrijë në Tiranë ditën e sotme, më 3 korrik, pasdite, ku në orën 19:00 do të pritet nga Kryeministri Edi Rama në një ceremoni të posaçme zyrtare në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përballë Kryeministrisë, me pjesëmarrjen edhe të qytetarëve.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Pas ekzekutimit të himneve kombëtare të SHBA-ve dhe Shqipërisë, Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i 42-të i SHBA-ve Bill Clinton do të bëjnë parakalimin ceremonial dhe do të nderojnë flamujt e dy vendeve.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Në orën 19:05 Kryeministri Edi Rama do të mbajë fjalën e rastit dhe më pas do të ftojë zotin Bill Clinton të marrë çmimin e akorduar.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Në orën 19:25 do të zhvillohet ceremonia e nderimit të Presidentit të 42 të SHBA-ve Bill Clinton me “Yllin e Mirënjohjes për Arritjet Publike” që do të pasohet nga fjalimi i Presidentit.

Vizita e tij përkon dhe me festën e Pavarësisë së SHBA që mbahet gjatë ditës së nesërme.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Clinton është njeriu që udhëhoqi fushatën bombarduese kundër Serbisë dhe deri në çlirimin e Kosovës, e padyshim që pjesë e diskutimeve në ktë vizitë të tij do të jetë dhe situata e tensionuar mes dy shteteve.

Në mënyrë jozyrtare raportohet se vizita e Clinton në Tiranë lidhet edhe me refugjatët afganë që kanë ngecur në Shqipëri prej gati dy vitesh tashmë.

Strehimi i gati 3 mijë prej tyre në Shqipëri u ndërmjetësua nga Hillary Clinton, bashkëshortja e Bill Clinton. Afganët duhet të qëndronin përkohësisht deri në përfundimin e procedurave të vizave për në SHBA. Por, për shumë prej tyre këto procedura nuk kanë përfunduar ende.

Related Articles

Back to top button