Si do të jetë moti gjatë javës? Meteorologia: E enjtja dhe e premtja ditët më të nxehta, ja sa shkojnë temperaturat
Java ka nisur me kthjellime por të martën dhe të mërkurën moti sjell surpriza. Meteorologia Lajda Porja thekson se gjatë këtyre dy ditëve priten reshje shiu, kryesisht gjatë mesditës dhe pasdites. Reshjet do të jenë prezente përgjatë shtrirjes lindore të territorit por edhe në pjesën qendrore.
Ndërkohë, sa i përket të enjtes dhe të premtes, moti përmirësohet ndjeshëm. Porja thotë se reshjet do të jenë në sasi të pakta, kryesisht në zonat malore. Meteorologia shtoi gjithashtu se e enjta dhe e premtja pritet të jenë dy ditët më të nxehta të kësaj jave pasi temperaturat shkojnë deri në 36 gradë.
“Kjo javë ka nisur në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke bërë që gjithë territori shqiptar të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët, vranësirave të lehta, të cilat më të dukshme do jenë në zonat malore por nuk priten reshje. Sa i përket vlerave termike, termometri gjatë ditës së sotme, do të ngjitet në 33 gjatë mesditës dhe në disa zona të izoluara edhe në 34 gradë. Dita e martë dhe e mërkurë, megjithëse do të nisë me diell, mesdita dhe pasditja do të rrezikohen nga reshjet ku nuk do të mungojnë edhe rrebeshet përgjatë shtrirjes lindore.