Bill Clinton për tensionet në Veri të Kosovës: Zgjedhjet ishin një gabim! E rëndësishme është që palët të përfitojnë nga momenti
Bill Clinton, presidenti i 42-i SHBA-ve, ka mbajtur fjalimin e tij të parë në Tiranë, në kuadër të takimit zyrtar me kryeministrin Rama.
Ish-presidenti Bill Clinton gjatë fjalës së tij në ceremoninë mikpritëse në Tiranë, ka komentuar edhe situatën aktuale në Kosovë. Ai tha se tensionit mes Kosovës dhe Serbisë duhet t’i jepet fund.
Nga Tirana, Clinton i ka kërkuar Kosovës që t’i japë fund tensioneve në veri. Ai shtoi se ishte gabim që qeveria e Kosovës zhvilloi zgjedhje e theksoi se situata mund të krijojë përplasje.
“Më keni dhënë një dhuratë edhe thjesht duke më lënë t’ju shoh. Tani kjo kënga që këndohet në të gjithë botën, mund ta dëgjoj, ta ndjej dhe ta shoh edhe kur nuk është…Në fakt kjo është më e shkuar në Shqipëri sesa në çdo vend ku kam qenë. Jeni shpërblyer, ndërkohë që ne do të diskutojmë për gjërat. Ka një mosmarrëveshje që po ndodh në Kosovë, do të doja të mos kishte ndodhur kurrë. Nuk është detyra ime të vendos, por kosovarët i krijuan ato qyteza për serbët, ndaj dhe mendoj se tani kanë bërë një gabim që votuan. Mendoj se është e lehtë për shqiptarët, tashmë shumicë, por gjëja më e rëndësishme është që të përfitojnë nga momenti. Çfarë fitohet kur ka tensione? Ka njerëz që jetojnë atje”, u shpreh ish-presidenti amerikan.