I dënuar në Shqipëri për pedofili, i moshuari anglez nuk heq dorë nga ngacmimet. The Guardian: U blen dhurata fëmijëve të emigrantëve dhe…
Një pedofil i dënuar më parë në Shqipëri duket se nuk ka hequr dorë nga abuzimi ndaj tyre, pasi u zbulua se ai miqësohej me familjet në Carlisle të Anglisë, duke i blerë dhurata fëmijëve, pa e ditur se ai ishte një abuzues, shkruan The Guardian.
Robin Arnold u dërgoi fëmijëve, të gjithë nga një komunitet emigrant afrikan në Carlisle, Cumbria, dhurata dhe ata e quanin atë “Uncle Rob”. Arnold ishte burgosur për përdhunimin e një djali 13 vjeç nga një gjykatë në Shqipëri në vitin 2010. Më parë ai kishte qenë subjekt i një hetimi të Guardian për një skandal abuzimi seksual të fëmijëve në një jetimore misionare të krishterë në Tiranë.
Ai u ekstradua nga Britania e Madhe për t’u gjykuar në Shqipëri. Një prokuror në gjykatën e kurorës në Carlisle dënoi Arnold në vitin 2010 me 15 vjet e gjysmë burg për përdhunimin e 13-vjeçarit. Por, Arnoldi u lirua nga burgu në vitin 2020 dhe gjatë periudhës së Krishtlindjeve të 2022 dhe në fillim të këtij viti ai filloi të miqësohej me familjet afrikane, emigrante në qytet.