AKTUALITET
“Nuk do e harroj kurrë”, Clinton ndan përshtypjet pas vizitës në Shqipëri: Ka qenë nder të punoja për të forcuar miqësinë mes vendeve tona
Ish-Presidenti amerikan Bill Clinton ka ndarë përshtypjet e tij pas vizitës në Shqipëri përmes një postimi në Twitter, teksa i shpreh falënderimin kryeministrit Edi Rama dhe qytetarëve shqiptarë.
Clinton ka shkruar se ka kaluar një pasdite që nuk e harrojë kurrë, duke iu referuar ceremonisë ku ai u nderua me çmimin e “Yllit të Mirënjohjes për Arritjet Publike”.
Ai shtoi më tej se ka qenë nder të punonte krahas shqiptarëve përgjatë viteve për të forcuar lidhjet e miqësisë mes dy vendeve dhe për të ndërtuar një botë më të mirë për të gjithë.