AKTUALITET
TKZ nis misionin kombëtar në jug të Shqipërisë, shkrimet antishqiptare i mbulojnë me flamurin kuqezi
TKZ, ose ndryshe Tifozët Kuq e Zi, kanë nisur një mision të rëndësishëm, dhe këtë herë nuk ka të bëjë me stadiumin apo futbollin, por me diçka edhe përtej angazhimeve të tyre. TKZ ka nisur një mision të cilin e konsiderojnë si kombëtar në jug të Shqipërisë, duke fshirë shkrimet e ndryshme antishqiptare dhe jo vetëm dhe do të reklamojnë simbolet kombëtare.
Llogara ka qenë vendi i marë që është marrë përsipër për t’u ndryshuar, ku në një nga vendet më panoramike dhe më turistike në vend është shpalosur flamuri kuqezi. Në një njoftim në rrjeti ne tyre social, grupi më i madh i tifozëve të kombëtares shqiptare kanë theksuar se kjo është një nismë vullnetare nga to të cilët janë ndihmuar edhe nga shqiptarët me banim në Zvicër.