Drogë me autobusë nga Shqipëria në Itali, si u zbulua rrjeti i trafikut në Milano, 4 të arrestuar
Një bandë prej katër personash (tre burra dhe një grua) që merreshin me drogë u arrestuan në Milano. Hetimet për identifikimin e këtij rrjeti kishin nisur që prej 1 viti, ku u zbulua se droga fshihej në disa apartamente në Itali.
Në një nga këto apartamente, që ndodhet në via Vittorio Scialoia në lagjen milaneze të Affori-s, u arrestua në janar të vitit 2022 një grua e cila u kap duke fshehur 79 doza heroine me peshë totale 43 gramë, si dhe doza hashashi.
Mësohet se droga i ishte dorëzuar në Lampugnano, në parkingun e autobusit, nga një shofer autobusi me targa shqiptare një tjetër prej të dyshuarve, i cili e kishte fshehur ‘mallin’ në pjesën e motorit të mjetit. Gjatë hetimeve, u vërtetua se banda ka shitur më shumë se 170 kilogramë heroinë dhe kokainë. Mëngjesin e 7 korrikut, policia milanezë zbatoi 4 urdhra gjykate, ku për dy persona është caktuar masa ‘arrest shtëpie’ për një ‘arrest me burg’ dhe për një tjetër ‘detyrim paraqitje’.