AKTUALITET

Qershori muaji më i nxehtë, edhe në det u shënua temperatura më e lartë ndonjëherë


Muaji i kaluar ishte qershori më i ngrohtë në histori në të gjithë botën për matjet e temperaturës së detit dhe ajrit. Këtë konstatim e ka bërë Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike të Bashkimit Evropian, Copernicus.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

“Ishte qershori më i ngrohtë globalisht me pak më shumë se 0.5 gradë Celsius mbi mesataren 1991-2020, duke mposhtur rekordin e mëparshëm qershorin e 2019 me një diferencë të konsiderueshme”, thuhet në raport.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Të dhënat vijnë nga analizat e krijuara nga kompjuteri që përdorin miliarda të dhëna nga satelitët, anijet, avionët dhe stacionet e motit në mbarë botën.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Shërbimi i bashkimit evropian tha se kontinenti i vjetër përjetoi temperatura ekstreme gjatë qershorit, ndërsa pjesë të Amerikës së Veriut, Azisë dhe Australisë lindore ishin dukshëm më të ngrohta se normalja për kohën e vitit.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Temperaturat e detit ishin rekord për qershorin për shkak të ndryshimeve afatgjata dhe pjesërisht të El Nino-s, një fenomen natyror klimatik që nxit ciklonet tropikale në Paqësor dhe rrit reshjet.

“Anomali jashtëzakonisht të ngrohta të temperaturës së sipërfaqes së detit u regjistruan në Atlantikun e Veriut. Valë ekstreme të të nxehtit detar u vëzhguan rreth Irlandës, Mbretërisë së Bashkuar dhe në Detin Baltik”, thuhet në raport.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Të martën bota regjistroi ditën e saj më të nxehtë në rekord, duke tejkaluar një rekord të vendosur vetëm një ditë më parë të hënën.

Related Articles

Back to top button