LAJMI FUNDITPOLITIKË
LAJM I FUNDIT/ Rama shkarkon Bledi Çuçin si Ministër të Brendshëm, postin do e marrë Taulant Balla
Kryeministri Edi Rama do të propozojë që të shkarkojë Bledi Cucin nga detyra e ministrit të Brendshëm dhe në këtë post të emërojë Taulant Ballën.
Shkarkimi i Çuçit erdhi pas dhunës masive të dy vëllezërve të fisit Maja nga grupi i Rrajave në Krujë. Në postim, Rama ka falendëruar Çuçin për punën korrekte, ndërkohë që ka uruar dhe zëvëndësin e tij.
“Të hënën do t’i dorëzoj zyrtarisht Presidentit të Republikës propozimet e mëposhtme! Falenderoj ministrin Bledi Çuçi për punën e tij si gjithnjë korrekte edhe në këtë detyrë dhe uroj që ministri i ri i Punëve të Brendshme Taulant Balla, të çojë më tej përpjekjen tonë të palëkundur shtetndërtuese në çdo drejtim”, shkroi Rama.