AKTUALITET
Eksperti: Makina nxehet deri në 100 gradë në diell, xhamat e zinj mund të ndihmojnë
Eksperti i sigurisë rrugore Fatmir Hasho ishte këtë të enjte në “Good Morning Albanians për të folur rreth mënyrës se si duhet të kujdesemi për automjetet tona gjatë këtyre ditëve të nxehta vere.
Ai tha se xhamat e zinj, mund të ndihmojnë në uljen e nxehtësisë që vjen nga dielli, pasi siç shprehet eksperti temperaturat në makinë gjatë verës mund të arrijnë deri në 100 gradë.
“xhamat e zinj të ndihmojnë ne mos depërtimin e rrezeve të diellit, por nuk do i rekomandoja të kishin të 4 xhamat, por ata të pasëm. Një makinë e cila rri në diell, poshtë mbulesës së motorit, kofanos, e dini se sa shkon temperatura aty? Shkon mbi 100 gradë. Kjo paraqet rrezik për ato pjesët që janë të vendosura sipër dhe mund të kemi ndonjë problem”,-tha Fatmir Hasho.