KRONIKËRAJONI

Shqiptari ekzekuton me 3 plumba bashkatdhetarin e tij në afërsi të karburantit në Selanik!

Një 50-vjeçar shqiptar është vrarë me tre plumba nga një bashkatdhetar i tij në Selanik të Greqisë, mesditën e sotme.

Sipas mediat greke, dy shqiptarëve janë përplasur për mosmarrëveshje financiare. Ata mësohet se ishin miq dhe të njohur në zonën ku ka ndodhur ngjarja.

Reklama në FieriWeb - “”

Autori dhe viktima ishin ulur së bashku në një kafene pranë vendit të krimit, kanë thënë dëshmitarët. Ata janë konfliktuar aty dhe më pas janë larguar nga kafeneja me makinat e tyre.

Dy shqiptarët kanë ndaluar në një pikë karburanti për të mbushur automjetet e tyre me karburant dhe kanë nisur të konfliktohen sërish.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

“Njëri nga të dy doli nga automjeti i tij dhe qëlloi tjetrin me armë dhe u zhduk, para syve të tmerruar të kalimtarëve”, ka thënë për mediat greke një dëshmitar.

Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur në rrugën Solonos, në zonën lindore të Selanikut.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Autoritetet greke raportojnë se ende nuk dihen rrethanat e sakta të ngjarjes, por ndërkohë policia ka nisur kërkimet për gjetjen e autorit, i cili është larguar menjëherë pasi kreu krimin.

Reklama në FieriWeb


Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Back to top button