KRONIKË
E rëndë! 44-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i pallatit, ndërron jetë në spital
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat ku një 44-vjeçare është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte. Për pasojë ajo ka humbur jetën në spital.
Paraprakisht dyshohet se 44-vjeçarja vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Njoftimi i policise:
Berat/Informacion paraprak
Rreth orës 09:20, në lagjen “30-vjetori”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte, shtetasja A. H., 44 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën në spital.
Paraprakisht dyshohet se 44-vjeçarja vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Grupi hetimor po punon për të dokumentuar ligjërisht rrethanat e kësaj ngjarjeje.