POLITIKË

Me dorën mbi Kushtetutë/ Taulant Balla betohet si Ministër i Brendshëm në Presidencë


Taulant Balla ka bërë betimin si ministër i brendshëm.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Ceremonia u zhvillua paraditen e kësaj të shtune në Presidencë, ku Balla tashmë merr zyrtarisht detyrën në një prej ministrive më të rëndësishme dhe njëherësh më problematike, në mandatin e tretë të socialistëve.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Në ceremoninë që u mbajt përpara presidentit Bajram Begaj, Balla u betua me dorën mbi Kushtetutë, ndërkohë që të pranishëm ishin disa prej eksponentëve të lartë socialist, si kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, dhe deputetë të tjerë si Ermonela Felaj apo Nasip Naço.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Emërimi i Ballës në krye të Ministrisë së Brendshme u bë pas shkarkimit të paraardhësit Bledi Çuçi, pas dhunës së ushtruar nga anëtarët e fisit dhe familjarë të ish-deputetit të dorëhequr Rrahman Rraja në drejtim të dy kushërinjve, Jashar dhe Bilbil Maja.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Balla është deputet i Qarkut Elbasan dhe drejtues politik për Partine Socialiste në Qarkun Fier. Më herët ka drejtuar qarkun e Elbasanit ku ka marrë edhe rezultatin më të mirë elektoral në zgjedhjet e 2017 dhe 2021 si për socialistët por edhe vetë si deputet rezultoi më i votuari në rang kombëtar.

Balla ka hyrë në politikë që në moshë të re, ka përfunduar studimet për shkenca politike dhe marrëdhënie ndërkombëtare, për t’ju bashkuar kabinetit të Kryeministrit Fatos Nano 2003-2005. Prej vitit 2005 e deri ne 2013 ishte një nga emrat kryesore te aksionit opozitar socialist. Pas fitores së zgjedhjeve të 2013-të nga socialistet Balla vijoi aktivitetin si drejtues politik dhe si drejtues i grupit parlamentar socialist ne kuvend. Ai ishte i vetmi drejtues i lartë socialist që deri dje nuk kishte mbajtur asnjë post ministror.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Ne rolin si kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla ishte edhe zëri kryesor i mazhorancës në kuvend në përballjet e vështira me opozitën ne Kuvend, por edhe në sigurimin e votave mbështetëse për miratimin e ligjeve apo vendimeve te rëndësishme.

Related Articles

Back to top button