Piku i prodhimit në Myzeqe/ Pjesa më e madhe e prodhimit të shalqirit është duke u eksportuar
Në ditët e nxehta të korrikut në një prej pikave të grumbullimit të fruta-perimeve në fshatin Kafaraj të Fierit gjen shumë fermerë që çojnë prodhimet e tyre bujqësore.
Artur Vrushi që e ka ngritur aktivitetin prej 11 vitesh “FRAENO AGRICULTURE” thotë se ky është sezoni i shalqirit, duke grumbulluar çdo ditë për eksport në vendet e BE-së dhe të rajonit nga 100-200 ton shalqi.
Në 2022 Arturi ka exportuar 4400 Ton shalqi, ndërsa këtë vit pritshmerite jane qe te shkojne mbi 5000 ton.
“Kemi një sezon të kënaqshëm jo vetëm për prodhimin por edhe për çmimin si për fermerët por edhe për ne si grumbullues dhe eksportues”, tha grumbulluesi i prodhimeve bujqësore, Artur Vrushi.
Sipas grumbulluesve, ky vit shënoi një rritje të eksporteve jo vetëm për shalqirin por edhe për perimet si dhe luleshtrydhen duke zgjeruar edhe hartën e vendeve eksportuese.