KRONIKË

Policia Rrugore e Fierit gjoba dhe ndëshkime për shkelësit në timon


📌Policia Rrugore e Fierit

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Kontrolle intensive në të gjithë qarkun duke përdorur radarë, dragerat, kamerat dhe makinat inteligjente, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, që bëhen rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Kontrollet intensive, me qëllimin e vetëm, parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

✅Gjatë javës që lamë pas, si rezultat i këtyre kontrolleve, janë arrestuar në flagrancë 3 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 drejtues për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

✅Gjithashtu gjatë kontrolleve janë ndëshkuar për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 75 drejtues.

✅Janë ndëshkuar 385 drejtues mjetesh për parakalime të gabura.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

✅153 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.

✅111 drejtues janë ndëshkuar për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.

✅990 drejtues janë ndëshkuar për shpejtësi tej normave të lejuara.

Policia e Rrugore e Fierit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara.

udhëtonimejetënnëmendje 🛣️🚘

zbatonirregullateqarkullimitrrugor✅⚠️

vendosnirripinesigurimit✅

respektonikëmbësorët 🚶🚸

STOP ❌shpejtësisë ❌alkoolit❌celularitgjatedrejtimitteautomjetit🚘

Related Articles

Back to top button