Një aksident i rëndë ka ndodhur dje në në aksin rrugor Kastel-Platanos, në fshatin Traqila. Një makinë me turistë është përplasur me një motor, ku po udhëtonin dy vëllezër shqiptarë.
Si pasojë Dionis Qoshku, 17 vjeç humbi jetën, ndërsa vëllai i tij është dërguar në Spitalin e Haniasë ku iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Lajmi është bërë i ditur nga Shoqata shqiptare Kisamo ”Kastel”.
“Një tragjedi e rëndë ka ndodhur sot në Kastel, në aksin rrugor Kastel Platanos, në fshatin Traqila rreth orës 9:30 të mëngjesit , një makinë turistësh ka bërë një kthesë të menjëhershme dhe si pasojë dy djemtë nga Librazhdi që ishin në motorr nga pas u përplasën me automjetin duke gjetur vdekjen 17 vjeçari Dionis Qoshku dhe vëllai i tij Ersid Qoshku , i cili gjendet në Spitalin e Haniasë ku bëri ndërhyrje kirurgjikale dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Është nga ngjarjet më të dhimbshme dhe i ka shokuar të gjithë njerzit vëndas dhe të huaj ,të mëdhenj e të vegjël , miq dhe shokë të familjes, bashkëmoshatarët e tij, të cilët nuk do donin të besonin se Dionisi nuk jeton më , kjo ngjarje është nga më të dhimbshmet që të shterojnë fjalët, dhimbja dhe pikëllimi nuk kanë të përshkruar.
I shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes , zoti u dhëntë kurajo për të përballuar këtë dhimbje të madhe. I përjetshëm kujtimi yt Dionis“-shkruhet në faqen e shoqatës.