KRONIKË

Pas kontrolleve në banesën e babait të partneres, sekuestrohen 4 apartamente që dyshohet se Ahmetaj i shiti fiktivisht

Në kuadër të hetimit për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetajt, GJKKO ka firmosur disa urdhër kontrolle. Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se agjentë të BKH kanë ‘zbarkuar’ në banesën e babait të partneres së Arben Ahmetajt, Erjola Hoxha.

Po ashtu mësohet se është urdhër për të ushtruar kontrolle në banesën e bashkëjetueses së Ahmetajt, dhe të disa personave të tjerë të lidhur me këtë çështje.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Sakaq, GJKKO ka pranuar vendosjen e sekuestros për 4 apartamente, që dyshohet se kanë qenë në pronësi të Arben Ahmetajt, por ky i fundit i ka shitur në mënyrë fiktive.

Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI”

Kujtojmë se Ahmetaj ndodhet në arrati, ndërsa tashmë i është hequr imuniteti si deputet, pas kërkesës së SPAK për ta arrestuar.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Back to top button