LAJM I FUNDIT/ Kontrollet në banesat e familjarëve të tij, Ahmetaj reagon ashpër: U kanë marrë celularët pleqve, shkoni te fondet e inceneratorëve
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj e ka cilësuar reprezalje, kontrollin e BKH-së në banesat e familjarëve të tij. Duke përmendur moshën e prindërve, Ahmetaj shprehet se atyre u janë marrë celularët, me ‘shpresën’ për gjetjen e provave për inceneratorët. E pikërisht këtu, Ahmetaj lëshon një thumb të hidhur kur thotë se SPAK duhet të shkojë te ata që japin ende sot para dhe fonde për këto kompani.
ARBEN AHMETAJ:
Sot u bë raprezalja e rradhës në familjen time, nga mosha 82 vjeç e poshtë.
Madje pleqve iu janë marrë dhe celularët, në kërkim të provave për “inceneratorët”.
Ndërsa “spin doctor”/kontakt inceneratorësh, ka qarkulluar lajmin e rremë se qenkan transferuar 1,8 milionë euro…Në vend të merren me fondet e inceneratorëve, merren me 1,8 milione euro imagjinarë.
Fake news e prodhuar në laboratorët e ortakërisë mediatike dhe jo vetëm, të inceneratorëve ….