POLITIKË

Miratohen ndryshimet në projektligjin për “bastet online”, kush mund ta marrë licencën dhe sa kapital duhet të ketë


Qeveria shqiptare ka miratuar ndryshimet në projektligjin për rikthimin e basteve sportive online në vendin tonë. Në mbledhjen e djeshme, është vendosur miratimi i ndryshimeve të projektligjit i cili muaj më parë u hodh dhe për konsultim publik.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Një organ i quajtur Komisioni i Licencave do të lejojë ushtrimin e këtij aktiviteti vetëm nga ato subjekte të cilat kanë eksperiencë në ushtrimin e aktivitetit të baste sportive. Çdo person juridik apo bashkim personash juridikë, vendas ose të huaj, që kërkon të pajiset me licencë në kategorinë “Baste sportive on-line”, duhet të përmbushë kriteret minimale, si më poshtë vijon:

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”
  • a) Të jetë shoqëri aksionare, me seli në territorin e Republikës së Shqipërisë, e regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit, në objektin e veprimtarisë të së cilës të pasqyrohet veprimtaria për lojëra fati në kategorinë “Baste sportive on-line”.
  • b) Shuma e kapitalit të jetë jo më pak se 40,000,000 (dyzet milionë) lekë, vlerë e cila nuk mund të jetë më e ulët për të tërë periudhën e vlefshmërisë së licencës.
  • c) Të deklarojë burimin e kapitalit që do të investohet për ushtrimin e veprimtarisë për kategorinë “Baste sportive on-line”.
  • ç)  Subjekti aplikues ose, të paktën, njëri prej aksionarëve të tij të ketë përvojë në fushën e lojërave të fatit në jo më pak se 3 shtete të BE/OECD dhe për jo më pak se 3 vjet.
  • d) Subjekti aplikues ose të paktën njëri nga aksionarët duhet të ketë gjeneruar në vitin e fundit financiar të paktën 2,000,000,000 (dy miliardë) lekë xhiro nga aktiviteti në fushën e lojërave të fatit si dhe të ketë kapacitetet e duhura administruese, organizative dhe besueshmërinë e duhur për t’u angazhuar me sukses në aktivitete të tilla.

Organizatorët e kategorisë “Baste sportive on-line” nuk tatohen sipas pikës 2, të këtij neni, por derdhin brenda datës 15 të muajit pasardhës në llogari të Fondit të Posaçëm masën 15 % të të ardhurave bruto nga loja.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Nëse aksionarët e subjektit aplikues janë individë, ata duhet të paraqesin dokumentacionin, si më poshtë vijon:

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”
  • a) Vërtetimin se individi nuk është i dënuar penalisht me vendim të formës së prerë dhe nuk është në ndjekje penale apo në proces gjyqësor për vepra penale në fushën e krimit ekonomik, evazionit fiskal dhe/ose doganor, shpërdorim detyre, mitmarrje apo mitdhënie, vjedhje, trafik lëndësh narkotike apo armësh, pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, eksplozivësh, mospagim gjobash apo për vepra të tjera penale, që kompromentojnë personin në nderin e personalitetin e tij.
  • b) Vërtetimin nga Zyra e Përmbarimit Gjyqësor se individi nuk është në proces ekzekutimi të detyrueshëm për detyrime pasurore të pashlyera.

Gjithashtu, projektligji i ndryshuar parashikon që për krijimin e garancive për fituesit e lojërave të fatit, organizatori i kategorisë “Baste sportive on-line” është i detyruar të ngurtësojë një fond prej 120,000,000 (njëqind e njëzet milionë) lekësh, por jo më pak se 5% e shumave të vëna në dispozicion të lojës nga ana e lojtarëve brenda një viti ushtrimor paraardhës, në një llogari të veçantë bankare, në favor të Ministrisë së Financave, i cili zhbllokohet vetëm me urdhër të ministrit përgjegjës për financat.

Ndërsa, për krijimin e garancive për shlyerjen e detyrimeve periodike karshi AMLF-së, organit tatimor etj, organizatori i kategorisë “Baste sportive on-line” është i detyruar të ngurtësojë një fond prej 50,000,000 (pesëdhjetë milionë) lekësh, në një llogari të veçantë bankare, në favor të AMLF-së, i cili zhbllokohet vetëm me urdhër të ministrit përgjegjës për financat.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Projektligji i Qeverisë shqiptare parashikon ngritjen e Këshillit të Mbështetjes së Projekteve, i cili vepron pranë AMLF-së si organ kolegjial, në përputhje me këtë ligj dhe legjislacionin në fuqi për funksionimin e organeve kolegjiale të administratës shtetërore dhe enteve publike.

Kryetar i Këshillit është Zëvendëskryeministri dhe anëtarë janë ministri përgjegjës për financat, ministri përgjegjës për sportin, ministri përgjegjës për kulturën, ministri përgjegjës për çështjet sociale, ministri përgjegjës për inovacionin, Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Presidenti i Federatës Kombëtare të Futbollit, titullari i institucionit të teknologjisë së informacionit.

Related Articles

Back to top button