Deri në 43 gradë celsius, edhe sot Shqipëria nën valën e të nxehtit afrikan
Shqipëria do të vijojë nën ndikimin e masave ajrore afrikane duke bërë që moti i kthjellët dhe i nxehtë të jetë dominant gjatë orëve të paradites por pjesa e dyte e ditës do të sjellë vranësira të lehta në të gjithë zonën malore duke lënë zonat e ulëta dhe të gjithë vijën bregdetare nën dominimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë. Gjatë natës pritet që vranësirat të shtrihen në të gjithë vendin por nuk priten reshje.
Temperaturat e ajrit vijojnë të larta si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 20°C deri në 43°C. Era do të fryjë mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor dhe Jugperëndimor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim 3 ballë.
Kosova
Deri në mesditë, Kosova dominohet nga mot i kthjellët dhe i nxehtë por pas-mesdite pritet kalim i vranësirave të lehta në pjesën më të madhe të Kosovës, më të theksuara vranësirat do të jenë në ekstremin Verior dhe Veriperëndimor. Parashikohet që në mbrëmje vonë dhe gjatë natës vranësirat të largohen gradualisht duke ja lënë vendin motit të kthjellët në të gjithë territorin e Kosovës. Temperaturat e ajrit do të ngjiten deri në 38 gradë C në orët e mesditës.
Maqedonia e Veriut
Republika e Maqedonisë së Veriut mbetet në ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta gjatë orëve të paradites, por pjesa e dytë e ditës do të sjellë kalim të vranësirave nëpër të gjithë Maqedoninë e Veriut, më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat Jugperëndimore por nuk priten reshje. Kjo situatë e qëndrueshme atmosferike do të na shoqërojë gjatë natës në të gjithë Republikën e MV. Temperatura më të larta do të shënohen në Shkup dhe Manastir deri në 40 – 41 gradë C.
Europa
Vendet e Europës Lindore janë përfshirë prej nga një sistem i fuqishëm frontal duke sjellë vranësira, erë të fortë si edhe shira në formë shtrëngatash. Po ashtu, pjesërisht Europa Qendrore dhe ishujt britanikë do të paraqitet me vranësira konvektive duke gjeneruar rrebeshe shiu ndërsa e gjithë pjesa tjetër e kontinentit të Europës do të dominohet nga mot i kthjellët dhe temperatura të larta ku vlera ekstreme priten në Itali, gadishullin e Ballkanit, brigjet Greke dhe brigjet e Turqisë.