KRONIKË

Zjarri përfshin pyjet në Peshtan, Fier. Zjarrfikësit në terren, era dhe temperaturat e larta favorizojnë flakët

Një zjarr masiv ka përfshirë pyllin me pisha dhe dushk në zonën e Peshtanit në Fier.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Flakët janë përhapur me shpejtësi të favorizuara edhe nga era dhe temperaturat e larta, ndërsa fikja e zjarrit po bëhet tepër e vështirë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Pranë vendit të ngjarjes aktualisht ndodhen 25 efektivë zjarrfikës të repartit të Fierit të cilët kanë lokalizuar flakët, ndërsa në një terren të vështirë po punojnë për mbajtjen nën kontroll e fikjen e tij.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së flakëve, ndërkohë që në këto ditë me temperatura të larta rreziku nga zjarret është shumë i madh.

Reklama në FieriWeb

Rreth 15 ha me pishe, dushk e shkurre , eshte siperfaqja e demtuar deri tani nga zjarri masiv i cili perfshiu mesditen e sotme zonen e Peshtanit ne Fier. Flaket janw perhapur me shpejtesi dhe pavaresisht perpjekjeve te zjarrfikesve nuk eshte bere ende i mundur neutralizimi i tyre. Nderkohe qe terreni i veshtire ka veshtiresuar se tepermi mbajtjen nen kontroll te flakeve , ne ndihme te zjarrfikesve ka mberritur edhe nje helikopter. Ende nje siperfaqe e konsiderueshme vijon te jete nen pushtetin e flakeve nderkohe qe vetem helikopteri ende vijon te jete ne zone .

Related Articles

Back to top button