Parandalimi i zjarreve, Kryetari i Bashkisë Fier takim me strukturat përgjegjëse: Vigjilencë dhe bashkëpunim si një ekip
Parandalimi i zjarrvenieve te qellimshme, parandalimi dhe goditja e kultivimit te bimeve narkotike si dhe goditja e krimeve te tjera mjedisore.
Ishte fokusi i takimit te sotem te drejtuesve te Bashkise Fier, Drejtori i Komisariatit te Policise Fier si edhe Shefi repartit te Zjarrefikseve Fier me administratoret dhe kryepleqte e fshatrave si dhe strukturat e tjera mbeshtetese me qellim bashkerendimin e veprimeve per tiu ofruar qytetareve rend, siguri dhe sherbim cilesor gjate muajve te veres.
Ne kete takim kryebashkiaku Armando Subashi theksoi rendesine e marrjes se masave per parandalimin dhe mbrojtjen nga zjarri dhe domosdoshmerine e gatishmerise maksimale per shuarjen e vatrave te mundshme te zjarrit pasi shpetimi i jetes,gjese se gjalle , pyjeve e kullotave, prones e mjedisit eshte prioritar duke qene ne gatishmeri me te gjitha kapacitetet zjarrfikese.
Vëmendje e veçantë iu kushtua trajtimit dhe bashkëpunimit me strukturat e policisë për identifikimin, evidentimin e zjarrvënieve të qëllimshme dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të zjarrvënësve.
U trajtuan gjithashtu edhe problemet e bashkëpunimit e të angazhimit jo vetëm të strukturave ligjzbatuese, por edhe të komunitetit në nivel fshati, njësie administrative etj, duke shfrytëzuar maksimalisht burimet njerëzore dhe logjistike lokale.
Takime të ngjashme do të vazhdojmë edhe përgjatë periudhës së ngelur të verës, për masa sensibilizuese e parandaluese me kryetarët e fshatrave.