AKTUALITETFIERI YNË TV

Zjarret në Fier, neutralizohen vatrat në Peshtan dhe Kreshpan

Zjarri në zonën e Peshtanit dhe Kreshpanit në Fier është izoluar pas disa orësh në luftë me flakët te zjarrfikësve, forcave të ushtrisë dhe ndërhyrjes nga ajri.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Një grup vrojtimi do të jetë në gatishmëri gjatë natës për monitorimin e  situatës, dhe nesër në orën 07:00  do të jenë në zonën e përshkruar nga zjarri dy grupe me dy mjete zjarrfikëse të repartit të Fierit dhe 40 forca të ushtrisë për kontrollin e zonës së djegur.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Pasi zjarret shkrumbuan shkurret në anë të rrugës u zbuluan dhe disa arka me municione.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Për shuarjen e flakëve janë angazhuar 13 mjete, 3 zjarrfikëse dhe helikopteri Cougar.

Reklama në FieriWeb

Ministria e Mbrojtjes njofton se në fshatin Hekal, në Mallakastër situata është nën kontroll dhe po izolohet edhe vatra e fundit aktive. Po vijon operacioni për kapsulimin e vatrave në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane, në Vlorë.

E vështirë është puna e forcave të emergjencave për shkak të terrenit në fshatin Buz, në bashkinë Memaliaj. Por përhapja e zjarrit është e dobët, pasi zjarri ndodhet mes dy zallishteve.

Është arritur të izolohet plotësisht zjarri në malin e Gjallicës në njësinë administrative Shtiqen, në Kukës. Po ashtu janë vënë tërësisht nën kontroll flakët dhe vatrat në fshatin Mandaj, në njësinë administrative Helmas në Kavajë.

Related Articles

Back to top button