Uncategorized

Vjedhje spektakolare në mes të ditës! Grabitet argjendaria në Paris, hajdutët arratisen me 15 milionë euro


Tre grabitës kanë hyrë në argjendarinë e njohur  Piaget në Paris dhe kanë marrë me armë bizhuteri me vlerë 15 milionë euro.
Grabitja në Piaget, në lagjen e dytë të Parisit, ndodhi herët pasdite të së martës (1/8) dhe teksa klientët ndodheshin brenda argjendarisë. Madje, autorët nuk kanë hezituar të kërcënojnë punonjësit për të vjedhur bizhuteritë me vlerë.Ishin tre grabitës, “dy burra me kostume dhe një grua me fustan”, tha një burim policor.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

“Të gjithë në pjesën e pasme të dyqanit ranë përtokë dhe grabitësit më pas detyruan një anëtar të stafit të hapte vitrinat dhe një bagazh ku mbahen disa nga pjesët më të shtrenjta. Pasi u morën mjaft bizhuteri, grabitësit u larguan në këmbë dhe më pas ndoshta hipën në dy rrota aty pranë”, tha një burim i cituar nga Daily Mai.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button