“Gusht i nxehtë”, Karamuço PARALAJMËRON arrestime të forta nga SPAK
Eksperti i kriminialistikës, Ervin Karamuço me anë të një postimi në Facebook, ka paralajmëruar një tjetër goditje të fortë nga ana e SPAK gjatë muajit gusht.
Në postimin e tij Karamuço, thekson se nëse do të jenë të vërteta ato që thuhen për aksionet që pritet të ndërmarrë SPAK ka për të qenë një “bombë atomike”.
“Kjo bomba e Gushtit, nëse është e vërtetë, më duket se qenka atomike….”, shkruan Karamuço.
Kujtojmë që pak ditë më parë pas ardhjes së disa përgjimeve të kriptura të “SKY” nga Franca, çoi pas hekurave biznesmenin Pëllumb Gjoka, ish-Drejtorin e Policisë, Oltion Bistri, ish-prokurorë si dhe anëtarë të bandave të krimit.
Ndërkohë që gjatë ditëve të fundit në SPAK përveç çështjeve të vjetra po hetohet edhe për tenderat e shëndetësisë, si për inceneratorët.