EKONOMI

“Momenti ta heqim lekun”, biznesmeni Shtjefni: Ne drejt euros vrapojmë të shkojmë, të mbrohet prodhimi vendas


Rënia e euros në raport me lekun ka qenë një ndër temat më të diskutuara kohët e fundit në Shqipëri. Pavarësisht se euro nuk është monedha bazë e vendit, ky nënçmim i euros në raport me lekun ka prekur edhe ekonominë shqiptare.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Gazetari dhe biznesmeni Zef Shtjefni, në një intervistë për FaxNews e cilëson këtë situatë si të pavërtetë, pasi euro nuk mund të jetë më e dobët përballë lekut.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Disa nga arsyet që po ndodh kjo situatë janë investimet nga të huajt, hyrjet e refugjatëve, paraja e zezë dhe turizmi.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Shtjefni sugjeron se shteti e ka mundësinë për ta bërë stabilizimin e situatës nëpërmjet mekanizmave mbrojtës, prandaj duhet të ndërhyjë sa më parë.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Dëmi më i madh, i kësaj ngjarje është te prodhimi vendas, i cili humbet 25% të vlerës, i detyruar të shkojë në eksport, ka treguar Shtjefni për gazetarin Albi Rakip.

Thirrja e biznesmenit shkon drejt institucioneve, për ta hequr lekun si monedhë dhe të funksionojmë me euron në çdo sektor, aq më tepër thotë që “ne drejt asaj jemi duke vepruar”, momenti ideal, për të bërë ndërrimin, sipas Shtjefnit.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Zef Shtjefni: Duhet të vëmë theksin në një gjë, është një situatë që nuk ka lidhje me realitetin. Euro nuk mund të jetë kaq e dobët përballë lekut dhe anasjellas. Kemi të bëjmë me një spekulim masiv. Unë i frikem një cunami ose tërmeti që i kemi kaluar më parë.

Mendoj që janë disa arsyet që s’po dimë t’i administrojmë. Një në 3 ndërtesa që ndërtohen në Shqipëri, blihen nga të huajt. Hyrje nga refugjatët. Futet para e zezë. Së fundmi, me turizmin. Parashikohet ta kalojmë shifrën prej 8 milionë turistësh këtë vit. Ata që dëmtohen rëndë në këtë situatë, surreale, sepse mjaftonte një lëvizje, për të mbrojtur lekun.

Ka mekanizma mbrojtës, pavarësisht fluksit. Mjafton të shtypësh monedhë dhe vjen barazimi. Tregu i eurozonës ka leverdi të jashtëzakonshme, ta zhvlerësojë euron që të blejnë mallra atje dhe t’i sjellin në Shqipëri. Dëmi më i madh është te prodhimi vendas, që është i detyruar të eksportojë. Ka 25% më pak vlerë sot.

Një vend që humb fuqinë eksportuese, nuk ka ekonomi. Turizmi, është prodhim “Made in Albania”, jemi të detyruar ose të ngremë çmimet dhe të bëhemi joatraktivë për turizmin botëror, ose të ngremë çmimet që të përballojmë zhvlerësimin e euros, ose me këto çmime të palëvizshme operatorët turistikë nuk fitojnë asgjë, sepse duhet t’i konvertojnë në lekë, për të përballuar kostot e shërbimeve.

Nuk kam provuar të jem bankier, po them se nuk është e vështirë të gjendet një rregullues. Nuk ka shtet në botë që të mos luftojë me të gjitha mjetet që ta mbrojë produktin vendas.

Fluksi i madh i hyrjes së euros, e ka gjetur tregun tonë të papërgatitur. Nëse nuk e përballojmë duke barazuar vlerat në treg, atëherë gjendemi në një situatë shumë të vështirë. Në eurozonë, zhvlerësimi i euros, ka lidhje me politikën monetare që ndjek Banka Europiane, ka lidhje me zbrazjen e magazinave. Nuk duhet ta hamë këtë kokërr ulliri. Duhet të lëvizin mekanizmat dhe ta mbrojnë prodhimin vendas.

Mund të them se është momenti ta heqim fare lekun. Sepse ka spekulim masiv. Kosova ka kohë që punon me euro. Ne drejt euros vrapojmë të shkojmë. 1 me 1 po shkon, po të na dëgjojnë bëjnë mirë që të vendosin pikërisht tani që ta heqin fare. T’i kemi të gjitha në euro, do të ishte momenti më ideal, për të mos dëmtuar më lekun.

Related Articles

Back to top button