Dhunuan barbarisht qytetarin nga Kosova, zbardhet konflikti mes 37-vjeçarit dhe punonjësve të karburantit
Policia me anë të një njoftimi zyrtar ka zbardhur detajet e konfliktit të ndodhur një ditë më parë në Lezhë, ku u dhunua barbarisht një qytetar nga Kosova pas sherrit në pikën e karburantit.
Bëhet me dije se në pranga kanë rënë 3 persona, mes tyre kosovari si edhe dy punonjësit e karburantit
Mësohet se të arrestuarit janë Nikoll Sokoli, Kujtim Rusi dhe Migjen Mulaj.
Konflikti ka ndodhur për shkak të motiveve të dobëta, ku kosovari fillimisht ka goditur fizikisht dhe më pas me automjet dy punonjësit e karburantit.
Në vijim të konfliktit, dy punonjësit e karburantit kanë goditur kosovarin me shkopinj në trup duke i shkaktuar dëmtime fizike, i cili aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Në spital për ndihmë mjekësore, ndodhet edhe një nga punonjësit e karburantit i cili ka marrë gjithashtu dëmtime fizike, por jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Lezhë
Zbardhet dhe dokumentohet konflikti i ndodhur ditën e djeshme në ambientin e një karburanti, vihen në pranga 3 personat e përfshirë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit :
– M. M. 37 vjeç, banues në Kosovë për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Shkatërrim prone”.
– N. S. 61 vjeç dhe K. R. 52 vjeç, banues në Lezhë, për veprat penale ” Plagosje e rëndë me dashje kryer në bashkëpunim”.
Arrestimi i tyre u bë pasi në vijim të veprimeve të thelluara hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ka rezultuar se:
Rreth orës 18:30 të ditës së djeshme, në ambientet e një karburanti në aksin rrugor Lezhë-Milot, shtetasi kosovar M. M. pas një konflikti të çastit për motive të dobëta që ka patur me dy shtetasit shqiptarë N. S. dhe K. R. (punonjës pranë këtij karburanti), i ka goditur fillimisht fizikisht dhe më pas me automjetin e tij ka tentuar që ti përplasë duke u rrezikuar jetën. Si pasojë e tentativa me automjet, shtetasi M. M. është përplasur me ambientet e brendshme të karburantit, duke i dëmtuar.
Në vijim të konfliktit, dy punonjësit e karburantit e kanë goditur shtetasin M. M. me mjete të forta në trup (shkopinj) duke i shkaktuar dëmtime fizike, i cili aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Në spital për ndihmë mjekësore, ndodhet edhe shtetasi N. S. i cili ka marrë gjithashtu dëmtime fizike, por jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.