AKTUALITET

Shënohet “piku”, 9 mijë emigrantë dhe 3 mijë automjete mbërritën këtë të diel në Portin e Durrësit


Emigrantët janë kthyer në Shqipëri për pushime. Në një lidhje nga Porti i Durrësit, gazetari i ABC News, Leonidha Musai ka njoftuar kjo e diel ka shënuar pikun, pasi kanë ardhur plot 9 mijë persona dhe kanë mbërritur 3 mijë automjete.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Ai theksoi se në krahasim me vitin e kaluar, janë 32 sportele për qytetarët dhe 12 për automjetet.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“Për gjatë ditës së sotme që mund të them është piku për këtë vit kanë mbërritur në portin e Durrësit plot 9 mijë persona me linjën Durrës-Bari dhe Durrësi-Ankona, edhe 3 mijë automjete.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

6 tragete janë nisur mbrëmjen e djeshme dhe paraditen e sotme nga portet italiane në drejtimin detar të Durresit, ku 4 prej tyre kanë mbërritur në orët e para të paradites së sotme, ndërsa dy prej tragete pritet të mbërrijnë nga momenti në moment pasi ndodhen ende në radhë.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Autoriteti Portual ka një eksperiencë dhe nga viti në vit është më mirë. Në krahasim me vitin e kaluar funksionon me 32 sportele, ku 12 sportele janë në dispozicion të automjeteve”, u shpreh Musai.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button